Ankara
Kompania ajrore turke ‘Turkish Airlines’ për të pestin vit radhazi është zgjedhur linja ajrore më e mirë për klasin e biznesit nga lexuesit e revistës kryesore amerikane të udhëtimit ‘Global Traveler’, transmeton Anadolu Agency (AA).
Linja ajrore turke në një njoftim tha se ajo po ashtu fitoi për herë të gjashtë çmimin e stafit dhe agjentëve më të mirë në edicionin e 18-të të anketës së lexuesve të ‘Global Traveler’.
Ndërkohë, klubi i korporatës i kompanisë Turkish Airlines u zgjodh si programi më i mirë për udhëtarët e biznesit për të katërtin vit radhazi.
“Jemi të nderuar që jemi njohur nga anketa e lexuesve të ‘Global Traveler’ dhe që përfshihemi në mesin e ofruesve kryesor të udhëtimeve në botë”, tha İlker Aycı, shef ekzekutiv i kompanisë Turkish Airlines.
Kompania Singapore Ailines mori çmimin kryesor si linja ajrore më e mirë e përgjithshme në botë, duke rifituar titullin e saj pas zbrazëtirës 1-vjeçare.
Kompania ajrore Turkish Airlines, e cila u themelua në vitin 1933, ka një flotë prej 373 avionësh që fluturojnë në 333 destinacione, prej të cilave 281 ndërkombëtare dhe 52 vendase.
Me një qendër të vendosur midis kontinenteve të Evropës, Azisë dhe Afrikës, kompania Turkish Airlines ofron lidhje përmes aeroportit të ri të Stambollit nga 15 porta hyrëse të Amerikës së Veriut.




