LAJM I FUNDIT/ Goditi me sende të forta 60-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori

0

52-vjeçari J.M., është arrestuar nga policia, pasi ka goditur me mjete të forta shtetasin A.Ç., 60-vjeç.

Si pasojë e goditjes 60-vjeçarit i janë shkaktuar dëmtime në trup.

Gjithashtu Policia e Vlorës bën me dije se në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari F.M., ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë sekuestruar sasi e dyshuar kanabis.

DVP Vlorë-Informacion

 

 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rendë me dashje”, shtetasin J. M., 52 vjeç, banues në fshatin Kocul, pasi ka goditur me mjete të forta, shtetasin A. Ç., 60 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në DVP Vlorë u  bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.