Turku “2 miliard USD”, arrestohen dy persona në Shqipëri

0

U arratis me 2 miliard USD, policia bastis shtëpinë ku fshihej turku i shumë kërkuar në Shqipëri: Dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit, në dyshimin se pritën në aeroportin e Rinasit dhe më pas strehuan një nga personat më të kërkuar aktualisht në botë, turkun Faruk Fatih Ozer.

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 milion eurove me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.

Faruk Fatih Özer, raportohet se u arratis nga Turqia më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë.

Mediat turke raportojnë se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri duke kryer aty kontrolle, ndërsa u arrestuan edhe dy persona me shtetësi shqiptare.

Ozer dyshohet se ka mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.

Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo arrestimet e kryera për llogari të turqve. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu