“Turp i madh”, Genc Prelvukaj reagon i revoltuar ndaj kosovarëve që ecën me shpejtësi

0

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka shprehur indinjatësn e tij pasi dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri pasi po lëvizin me makina luksoze me 230 km në orë.

Përmes një statusi në “Facebook”, artisti është shprehur se këto dy persona duhet të dërgohen për kontroll mjekësor, të shikohet nëse janë normalë.

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, është shprehur ai.

“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu