Turqi/Pas 33 orëve nën rrënoja 77-vjeçari nxirret i gjallë

0

Pas 33 orësh nën rrënoja ekipet e shpëtim kërkimit në Izmir kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 77 vjeçar.

Mediat vendase bëjnë me dije se 77 vjeçari Ahmet Citim, është i gjallë këtë të dielë nga rrënojat e një banese në Turqinë perëndimore, ku kishte qëndruar për 33 orë.

I moshuari është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese  në zonën e njohur “Riza Bey” në Izmir, një nga 20 vendbanimet që u shemb gjatë tërmet.

Ndërkohë autoritetet turke bëjnë me dije se si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6 ballë i shkallës rihter që goditi të premten bregdetin e Egjeut në Turqi si dhe ishujt grekë, kanë humbur jetën të paktën 58 persona dhe janë plagosur rreth 900  të tjerë.

Gjithashtu si pasojë e lëkundjeve të tërmetit dëme të mëdha materiale dhe dy viktima janë shënuar edhe në ishullin grek Samos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu