Turqia dhuron 40 makina “Fiat” dhe autobuzë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Peleshi: Simbol i marrëdhënies së vazhdueshme

0

Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobusë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu