Turqia fiton ndaj Gjeorgjisë me gola spektakolarë. Video

0

 

Turqia merr 3 pikët e para me dy gola spektakolarë përballë Gjeorgjisë. Pjesa e pare e takimit mes Turqisë dhe Gjeorgjisë është mbyllur në shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit, me anë të Muldur (25′), por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi gjeorgjianët reaguan shpejt duke kthyer baraspeshën në stadiumin e Dortmund Mikautadze (32′) ishte autor i golit.

Turqia tundën rrjetën për 2-1 në minutën e 27-të, por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kanë sulmuar gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë turqit dhe padyshim e merituan avantazhin, që erdhi me një gol spektakolar, falë “yllit” të tyre, Arda Guler (65′), i cili ka nisur festën në tribunat e “Signal Iduna Park”.

Me shifrat 3-1 më pas u mbyll i gjithë takimi, falë golit të Aktyrkoglu në kohën shtesë (90’+7).

Por padyshim më tepër se fitorja la shenjë supergoli i yllit turk të Realit të Madridit, Arda Gyler.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu