Tushe i dha tenderin me vlerë 240 mln, lirohet nga burgu biznesmeni Ibrahim Lami

0

GJKKO vendosi lirimin e biznesmenit përshkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit. Vendimi për lirimin e tij hyn në fuqi ditën e sotme ndërkohë që kundër vendimit mund të ankimohet në apel brenda 5 ditëve

Është liruar nga burgu biznesmeni Ibrahim Lami, i cili u akuzua për marrjen e tenderit 240 milionë lekë në Lushnje, për të cilin u arrestua dhe ish-kryetari bashkisë, Fatos Tushe.

GJKKO vendosi lirimin e biznesmenit përshkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit. Vendimi për lirimin e tij hyn në fuqi ditën e sotme ndërkohë që kundër vendimit mund të ankimohet në apel brenda 5 ditëve.

Ibrahim Lami u arrestua në operacionin e SPAK ku u arrestua dhe ish-kryetari bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, për korrupsion, pasi kishte favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë, teksa biznesmeni kishte ndërhyre që vajza e Tushes të merrte provimin në fakultetin e mjekësise.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu