Disa kompani Call Center janë vënë nën hetim nga struktura antikorrupsion. Burime nga prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit e kësaj strukture janë duke hetuar disa kompani call centeri me qendër në kryeqytet.
Janë mbi 10 kompani që dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Europian. Hetimet e SPAK janë duke u kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Prokuroret e SPAK u vune në lëvizje pas kërkesave nga autoritetet gjermane dhe ato holandeze, pas ankesave nga qytetarët e tyre. Fillimisht hetimet nisën nga këto shtete, ku pas verifikimeve është zbuluar se qytetarët e tyre mashtroheshin nga kompani me IP me qendër në shqipëri.
Kujtojme se javen e kaluar drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kreu nje vizitë në holandë, ku bëri një takim me homologun e tij holandez, por nuk dihet se për çfarë kanë biseduar.
Sipas burimeve te rezervuara nga struktura antikorrupsion mësohet se shoqëritë e vënë nën hetim janë call center bursash, punonjësit e te cilëve telefonojnë qytetarë të këtyre shteteve duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të konsiderueshme.