U arratis në Angli nga Prokuroria e Larisës/ Kapet shqiptari, rikthehet në Greqi

0

Një 33-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, pasi është dënuar me 15 vite burg.

Ai ishte arratisur në 2013 nga Prokuroria e Larisës, kur ishte duke u shoqëruar në ashensor nga policia, pasi ishte dënuar me 17 vite burg.

Pas arratisjes, ai u largua në Angli, ku fillimisht filloi të merret me drogë, por u kap nga autoritetet.

Pas arrestimit për trafik droge, u zbulua se shqiptari kishte një dënim të rëndë, 17 vjet burg në Greqi.

Pas kalimit të dy viteve në burgjet angleze, ai u ekstradua për në Greqi për të përballuar dënimin e 15 viteve burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu