U arratis nga burgu në Itali me çarçaf/ Kush është Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i arratisur edhe më parë

0

Edison Pula është ende 27-vjeçari shqiptar, i cili u arratis ditën e djeshme rreth orës 5 të mëngjesit nga burgu Santa Bona në Treviso.

27 vjaçari e kishte planifikuar skenën së bashku me dy persona të tjerë të cilët u arrestuan në ambjentet e jashte të burgut direkt pas tentativës për arratisjes.

Mediat italiane shkruajnë se skenari mund të ishte planifikuar i tillë vetëm për arratisjen e Edison Pulajt të cilin e priste një makinë pranë isntitucionit të vuajtjes së dënimit.

Por Kush është Edison Pulaj?

Pulaj është anëtar i Bandës së Niklës.

Në vitin 2016, ai ishte arratisur edhe nga Komisariati i Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Ai ishte arrestuar në Shqipëri si pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Edison Pula u arrestua në Itali shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.

Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive, gjithashtu është një ndër të dyshuarit për vjedhje në shtëpinë e biznesmenit italian Miotto në Mogliano Veneto.

Pula akuzohet nga hetuesit Italian për 50 grabitje midis provinave Treviso dhe Belluno.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu