U arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për pastrim parash e deklaratë të rreme, ish-zyrtarja Klosi përfundon në spital

0

Ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë, Alda Klosi e arrestuar dy ditë më parë është shtruar në spital. B

Burime për median bëjnë me dije se ish-zyrtarja ka shfaqur probleme me tensionin dhe më pas është transportuar në spital.

Nga ana tjetër pritet që Klosi të dalë para Gjykatës lidhur me akuzat për pastrim parash e deklaratë të rreme.

Kujtojmë se arrestimi i Klosit erdhi pas grabitjes në banesën e saj nga pastruesja Rozeta Dobi, ku më pas ish-zyrtarja e denoncoi rastin në polici.

Pas arrestimit Rozeta ka dhënë një dëshmi disa orëshe, ku deklaroi se paratë e gjetura në tubin e aspirimit i përkisnin Klosit.

Klosi ka dhënë dy dëshmi të ndryshme në lidhje me shumën e parave të gjetura pas arrestimit të pastrueses, ku rezultuan fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu