E rëndë në Shkodër/ Ishte nisur për të shitur produktet bujqësore, 65-vjeçari humb jetën pasi ra në kanal me ujë (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pasi 65-vjeçari i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji.

Burime për median konfirmojnë se i moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Pritet që forca të policisë e zjarrfikëses të nxjerrin turpin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës.

Autoritet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu