U arrestua me bujë të madhe, gjykata liron këngëtaren Enca

0

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca, pasi në ballkonin e banesë së saj iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis.

Mësohet se togat e zeza kanë caktuar ndaj saj masën e “detyrim paraqitje”.

Enca u arrestua dy ditë më parë, teksa në polici u shoqërua edhe i dashuri i saj. Enca në komisariat u shpreh se drogën e kishte mbjellë për përdorim vetjak.

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar burg për këngëtaren, Gjykata ka vendosur një masë më të butë sigurie.