U arrestua me urdhër të SPAK, abuzimet e shumta që ka kryer gjatë detyrës si prokuror

0

Nga burimet mësohet se ndaj prokurorit Sali Hasa, i arrestuar dje me urdhër të SPAK ka pasur edhe kallëzime penale, për zvarritje të ccështjeve. Disa kohë më parë grup banorësh te fshatit të Kakomesë, bënë kallëzim ndaj Sali Hasës dhe dy kolegëve të tij, me argumentin se ata zvarrisin hetimin për vjedhjen e pronave të tyre në Kakome me dokumente false.

Sipas banorëve Hasa, dhe dy prokurorë të tjeë kishin në hetim cështje penale të vjedhjes së pronave të Kakomesë me dokumenta false dhe nuk marrnin asnjë masë për denoncimet dhe proceset gnyqësore që banorët e Nivicës ishin me persona të ndryshëm. Gjithashtu ndaj prokurorit të arrestuar në ambientet e zyrës së tij, ka pasur edhe një hetim disiplinor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Hetimi disiplinor ndaj prokurorit ka nisur nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve që ky institucion ka marrë par abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë. Po ashtu emri i tij është denocuar në disa media, ku qytetarë të Sarandës nëpërmjet denoncimeve në media, janë shprehur se Hasa mban peng hetimin e dosjeve. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, policia  arrestuoi mëngjesin e së shtunës në zyrën e tij, prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Shkak për arrestimin e prokurorit është bërq dyshimi se ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë ryshfet nga motra e tij, Elsona Papa. Gjithashtu SPAK urdhëroi edhe arrestimin e  oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me ish- ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë mundësuar shpëtimin nga akuzat të një personi të akuzuar për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu