Sipas njoftimit të policisë, Breshanaj është liruar mbrëmë pasi Gjykata e Vlorës konstatoi parashkrimin e dënimit me burg ndaj tij.
62-vjeçari Hair Breshanaj është lënë i lirë vetëm 24 orë pasi u vu në pranga nga policia e Vlorës për një dënim prej 20 vitesh për një vrasje të ndodhur më 1998.
Sipas njoftimit të policisë, Breshanaj është liruar mbrëmë pasi Gjykata e Vlorës konstatoi parashkrimin e dënimit me burg ndaj tij.
“Në vijjm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Breshanaj u arrestua nga policia pasi 24 vite më parë kishte vrarë Nusjet Nanaj dhe prej 22 vitesh ishte në kërkim, ndërsa u kap pranë fshatit Vrinë, ku bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, madje shumë prej tyre edhe nuk e njihnin. Po ashtu, mësohet që ai prej disa vitesh shkonte në Greqi për të punuar, megjithatë nuk ka qenë i pajisur me dokumente për në shtetin grek.