Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë.
Burime të sigurta dhe konfidenciale thanë se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.
Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.
Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasit ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi.