Situata e rëndë që tronditi shtëpinë e Big Brother ka hyrë tashmë edhe në rrugë ligjore. Pas goditjes që Jozi i dha Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia, burime zyrtare konfirmojnë se Jozi është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij po procedohet për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, sipas Nenit 90 të Kodit Penal.
Bazuar në këtë nen, rrahja dhe çdo veprim tjetër dhune përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ndërsa nëse vepra shkakton paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 9 ditë, dënimi mund të shkojë deri në 6 muaj burg.
Sipas burimeve, Gjesti është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa analiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkallën e dëmtimit, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në fatin penal të Jozit.
Nga ana tjetër, Top Channel ka reaguar menjëherë duke u distancuar nga aktet e dhunës në format, duke deklaruar: “Dënojmë çdo akt dhune dhe garantojmë masat maksimale për sigurinë e banorëve.”