Autoritetet turke i kanë kërkuar homologëve shqiptarë, të dhëna për Harun Celik, i arrestuar dy vite më parë, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Pasi u shpall fajtor Celik u deportua nga vendi ynë dhe iu dorëzua në atë kohë Turqisë me procedurë të dyshimtë. Ndërkohë burimet kanë bërë me dije se me anë të një letërporosie turqit i kanë kërkuar informacion autoriteteve shqiptare për dosjen penale në vendin tone për falsifikimin e dokumenteve.
Në kërkesën për ndihmë, Turqia kërkon akte dhe informacionin që lidhet me hetimin dhe gjykimin e Çelik për dokumentet false me të cilat është kapur. Sipas po të njejtave burime pas ekstradimit drejt Turqisë, Prokuroria e Ankarasë ështe dukur e hetuar Ccelik, për falsifikim te dokumenteve zyrtare që lidhet me një vizë false. Bëhet me dije se bëhet fjalë për të njëjtën vizë me të cilën ai u kap në vendin tonë.