Ministri Blendi Çuçi nuk jep dorëheqjen: Nuk jam drejtor i Policisë, nuk ndjej përgjegjësi morale

0

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi sot nuk doli të deklaronte dorëheqjen nga posti që mban mbi ngjarjet e rënda që ndodhën brenda disa ditëve në Shqipëri, por ai u mbrojt dhe ia hodhi fajin vartësve dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.

“E mirëkuptoj ankesën e zëshme ndaj policisë së shtetit. Por policia e shtetit, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz rrugëve të vendit dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në 1 të natës në mes të dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë”, tha Çuçi.

 

Por pse nuk e dha dorëheqjen Çuçi përballë këtyre ngjarje tronditëse? Ai në konferencën e sotme për shtyp, e hodhi fajin diku tjetër, duke nënkuptuar “prerjen e kokave” të mëdha si Ardi Veli, drejtori i Përgjithshëm të Policisë.

“Vazhdimi im në detyrë? Unë e kam thënë dhe më përpara se te ministri i Brendshëm, mos shihni drejtorin e policisë, por ministrin e Brendshëm, ka qëlluar jnë periudhë që ka qenë fushata elektorale, e unë me qëllim kam zgjedhur që të mos kem një profil të lartë, si ministër. Nuk ka të bëjë fare me faktin nëse do të jem ministër i Brendshëm, deri ditën që do të jem unë do ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësinë me angazhim maksimal’, tha Çuçi.

I pyetur nga Top Neës për përgjegjësi morale për akte që nënkuptojnë dorëheqjen, ai theksoi se nuk ndjen një përgjegjësi të tillë. “Në lidhje me përgjegjësinë morale, ju thashë ajo është e para, si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident, të ishte një situatë idiolike, ku çdo njeri të jetonte, këtë dëshiroj, por kjo nu ka ndodhur as në kohën më të egër të diktaturës që kemi pasur në kohën e monizimit, nuk ka ndodhur të mos kishim aksident me vdekje. Kishim shumë pak mjete dhe shoferët, ti nuk e mban mend se mbase je e vogël se shoferët para ’90 për të marrë një diploma duheshin 9 muaj sa duhet për të marrë nj diplomë, 9 muaj kurs e prapë kishte aksidente me pasojë vdekjen, janë gjëra që ndodhin. Unë nuk mund të kemi përgjegjësi morale, për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, për ta bërë zakon këtë gjë, e zakonshme meqë ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjej ndonjë përgjegjësi morale. “, tha Çuçi.

Tashmë shprehja faji mbetet “jetim” duket se po përdoret si standard edhe nga ministri i Brendshëm. Tetë vrasjet do të mbetet vetëm në memorien e shqiptarëve, edhe pse në mes tyre ishin dhe adoleshentë dhe fëmijë të vegjël në vrasjet apo dhe aksidentet rrugore në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu