Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 vite burg Agron Qafën dhe me 3 vite e 4 muaj burg Florenc Çekrezin të arrestuar si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”.
Emrat e tyre dolën nga dëshmia e Nuredin Dumanit si persona të përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Agron Qafa, u gjet fajtor për “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2013-të në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin si pjesë e një grupi kriminal.
Ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për “Shkatërrim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës.
Njoftimi