– Djali i Bora Zemanit festoi 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera është larg nënës së tij, pasi moderatorja ndodhet në spital. Bora me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka zgjedhur kujtimet e tyre për të uruar të birin, teksa i shpjegon se festën e ditëlindjes do ta shtyjnë pak ditë. Ajo i drejtohet të voglit të saj si një djalë i rritur që e kupton situatën.
“Një pikë nga kujtimet tona… Je gjithcka për mua dashuri! Mami uron që edhe ne 100 vitet e ardhme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjellë vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishën planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton cdo gjë…Do e shtyjmë vetëm pak fare,”- ka shkruar Bora.
A post shared by Bora Zemani (@borazemani)
Moderatorja ndodhet në spital, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje të cilën nuk e ka specifikuar.