U bëfsh engjëll mbrojtës për 4 fëmijët e tu! Mesazhi prekës i të afërmes së Vilson Çutajt

0

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën mesditën e djeshme të pajetë, në zonën e Rrencit në Malësi të Madhe.

Dy të rinjtë rezultonin të zhdukur bashkë me Danjel Pepajn, prej pesë ditësh. Ky i fundit dyshohet të jetë autor i vrasjes së dy të rinjve, që mendohet se ka ardhur pas një konflikti për parcelat me kanabis.

Ndërsa Danjeli është shpallur në kërkim nga policia, Klementi dhe Vilsoni u përcollën sot për në banesën e fundit.

Vilson Çutaj ishte baba i katër fëmijëve. Të afërmit kanë shprehur dhimbjen për fatin e tij tragjik në rrjetet sociale.

“Vil na e thave zemren. Krishti të paste në parriz e banu ëngjell mbrojtës për 4 fmite e tu. Do na mungosh sa të kemi jetë”, ka shkruar në një postim e afërmja e Vilson Çutajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu