U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

0

VALBONË- Katër turistët e bllokuar në Valbonë janë nxjerr me helikopter. Mësohet se një prej turistëve të bllokuar ka pësuar frakturë në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes:

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu