U dëmtua gjatë punës nga një makineri, humb jetën 50-vjeçari në Durrës

0

DURRËS- Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi gjatë punës në një firme për përpunimin e duraluminit është dëmtuar aksidentalisht nga një makinë. Dritan Nasufi si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Gjithashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi Dritan Nasufi 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu