ELBASAN- Leonard Palushi, ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar pafajsinë. Palushi kundërshton vendimin e GJKKO, e cila la në fuqi vendimin për dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.
Ish-polici u shpall fajtor për korrupsion pas hetimeve nga SPAK, ku u zbulua se Palushi kishte përfituar një mjet “Mercedez Benz” nga Erion Alibej. Përfitimi sipas prokuroisë ishte bërë me qëllim të devijimit të hetimit për vrasjen e Emiliano Ramazanit.
Leonard Palushi përveç dënimit me burg është dënuar dhe me sekuestrimin e mjetit dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.