U dënua për shitje kokaine, shqiptari i drejtohet Gjykatës së Lartë britanike: Jam viktimë e skllavërisë moderne

0

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i kapur duke shpërndarë kokaine është drejtuar në Gjykatën e Lartë në Britani për t’i kërkuar të vendosë nëse duhet të mbahet apo jo pas hekurave.

Shqiptari, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012, u dënua prillin e kaluar për tregtim të drogës që autoritetet britanike e cilësojnë të klasit A, në Rushden pasi u gjet nga policia me 20 mijë paund drogë. Ai tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne.

Sekretarja e atëhershme e Brendshme Suella Braverman tha se ai nuk ishte viktimë dhe iu tha se do të dëbohej pasi plotësonte përkufizimin ligjor të një krimineli të huaj. Tashmë 32-vjeçari e ka çuar vendimet e saj në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se ishte kërcënuar se do të pushkatohej nëse nuk merrej me drogë.

Sipas të riut, paraburgimi i tij ishte i paligjshëm dhe i kërkoi një gjyqtari të lartë të konsideronte lejimin e tij për të aplikuar për ‘lirim të përkohshëm’, lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, ose për lirim me kusht imigrimi nëse refuzohej masa e përkohshme.

Ai gjithashtu i kërkoi gjykatës që ta lejonte të aplikonte për një rishikim gjyqësor të vendimit për të mos e kthyer çështjen e tij mbrapsht përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit, proces me të cilin shteti vendos nëse jeni apo jo viktimë e skllavërisë moderne. Gjykata vendosi se ai nuk mund të identifikohej, por publikoi rezultatin e seancës anonime në interes të publikut.

Gjykata dëgjoi se si ai ishte kapur duke drejtuar një makinë të pasiguruar që përmbante 200 g kokainë. Në shtëpinë e të dashurës së tij u gjetën më shumë porcione droge, si dhe një hanxhar, peshore dhe para të gatshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu