Një mjet zjarrfikës është bllokuar në zonën e Kënetës në Orikum dhe rrezikon seriozisht të rrëshqasë e të bjerë.
Siç shihet edhe në pamjet video, automjeti ka ngecur në terren të vështirë dhe nevojitet ndërhyrje e menjëhershme me skrep për ta tërhequr.
Situata është veçanërisht problematike pasi, disa orë më parë, është raportuar një zjarr masiv që ka përfshirë kodrat e Qafës së Llogarasë në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe terreni i thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.





