U dhunua brutalisht së bashku me bashkëshorten/ Vdes në spital i moshuari, ndodhej prej 5 ditësh në intubim

0

Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh në intubim 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R.

Policia ka njoftuar se i moshuari ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 13 tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi viktimës.

Autori i dyshuar, Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushte në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij.

Namik Rustemi edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen. Ndërsa e shoqja pasi ka marrë mjekim në spital është larguar drejt banesës së saj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Ka vdekur 80-vjeçari i cili disa ditë më parë është dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij, ndërkohë kapet dhe vihet në pranga autori. Ngjarja ka ndodhur në Povelçe të Fierit.

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit. por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier,

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimës N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushte në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkëshortja e tij pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë “burg pa afat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu