Zbardhet dëshmia e Adriatik Roshit, 48 vjeç, i cili u dhunua me sende të forta pak ditë më parë më Tiranë.
Ai është shprehur se nuk ka njohur asnjë nga autorët e sulmit, pasi kanë qenë të maskuar.
Më tej ai ka theksuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.
Kur u pyet për konfliktin gjatë verës në Palasë, Roshi tha se nuk është në gjendje që të japë shpjegime.
Policia po vijon kontrollet për 4 personat në kërkim midis tyre “Tur Koçeku” i cili dyshohet si porositësi i sulmit ndaj Adriatik Rroshit. Policia dyshon se Koçeku është aktualisht në Dubai dhe ka kontaktuar me autoritet atje.
Aktualisht Roshi ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje stabël.