U ekzekutua mbrëmë në qendër të qytetit, çfarë shkruante 43-vjeçari për vëllain që kishte humbur pak kohë më parë?! (Foto)

0

Kamer Idrizi, 43-vjeçari i ekzekutuar në Butel të Shkupit në një atentat mafioz, pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain.

Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.

43-vjeçari u qëllua ditën e djeshme me më shumë se 80 plumba teksa po udhëtonte në një makinë bashkë me nipin e tij 22-vjeçar i cili mbeti i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në rrezik për jetën.

Postimi i tij

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu