U ekzekutua me “breshëri” plumbash në qendër të qytetit gjerman, shqiptari me të shkuar kriminale

0

Një shqiptar u vra në qendër të qytetit Krefeld në Gjermani, duke tronditur banorët e zonës. Sipas gazetës BILD, bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar. Ai po lëvizte me biçikletë kur u qëllua disa herë, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Burimet thonë se autori/ët e qëlluan disa herë pas koke nga një distancë e shkurtër.

BILD shkruan se duket ekzekutim i pastër. Policia është vënë në kërkim të autorit ose autorëve të ngjarjes. Gazeta Rheinische Post shkruan se shqiptari kishte një të shkuar kriminale. Sipas tyre, ai kishte precedentë të theksuar.
Policia nuk ka dhënë shumë detaje për të mos dëmtuar hetimi.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu