U ekzekutua me plumb në kokë. Detaje të reja nga vrasja e 50-vjeçarit

0

Një 50 vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku si pasojë është qëlluar me një plumb në kokë viktima Ahmet Toska.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në momentin që 50 vjeçari po dërgonte bashkëshorten në punë. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës, e cila ka qenë pjesë e ngjarjes ndodhet në polici duke u marrë në pyetje.

Gjithashtu gazetarja bën me dije se Toska nuk rezulton të jetë një person me precedentë penale.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu