U ekzekutua me plumba blindshpues, ja kush është biznesmeni i njohur që u ekzekutua në Laç

0

 

Paulin (Gjergji) Marku është një nga viktimat e atentatit të dy netëve më parë në Kurbin, ku humbi jetën edhe biznesmeni tjetër Bujar Lika (Hasani) si edhe u plagos 21 vjeçari, Kreshnik Tusha, që aktualisht ndodhet në spital.

Nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi I vërtetë I atentatit, ndërkohë që Marku që shikohet edhe në në foton e siguruar nga syri.net, njihej si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.

Ai zotëronte disa kompani si “Antoni Neë-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”.

 

Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika), është mik i biznesmenit Ervis Martinaj dhe është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në ngjarjen ne Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj.

Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij dhe përplasjet me grupet kriminale, janë gjithashtu një pistë që po hetohen me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu