Iljaz Çali, është 37-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmjes së kaluar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit, ngjarje të cilën Dosja.al raportoi e para duke sjellë pamjet e para nga vendi ku ndodhi përplasja. Reporttv ka bërë publikuar foton e viktimës i cili nuk është emër i panjohur për policinë.
Në vitin 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis. Në 2 korrik të atij viti, pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore teksa po kontrollonin në të gjitha banesat gjetën në një prej tyre 682 rrënjë kanabis. Në atë periudhë policia vuri në pranga Xhemile Çalin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Çali.
Ishin familjarët e viktimës të cilët kanë identifikuar të riun ndërsa policia ka nisur hetimet për krimin. Shkaqet dhe rrethanat vrasjes janë ende të pa konfirmuara nga autoritetet ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Lezhës.