U ekzekutua teksa pinte kafe në Lezhë, del fotoja e viktimës Gjovalin Prendi, në 2020 i qëlluan me breshëri plumbash lokalit

0

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Gjovalin Prendit këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.

Gjovalin Prendi u ekzekutua në hyrje të lokalit ku po konsumonte kafe. Prendi është babai i Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë të Greqisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua këtë mbrëmje Gjovalin Prendi si dhe kanë nisur kërkimet për autorin e krimit.

Sipas raportimeve, Roan Brahimi, armik i Ervis Martinajt, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes në Larushk të Krujës.

Roan Bragimi alias Sidorel Prendi, u ekzekutua në Virona të Athinës në Maj të vitit 2024. Ai ishte i njohur edhe me pseudonimin “Sidi”.

Në vitin 2020 persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit, por nuk pati të lënduar.