U fshihej karabinierëve në parkim, arrestohet i riu shqiptar, grabiste makina

0

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spezia teksa po tentonte t’i shpëtonte policisë. Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e djeshme një patrullë policie pikasi një makinë në rrugën “Viale Amendola”, e cila çuditërisht po lëvizte pas pa sinjale të ndezura. Karabinierët konstatuan gjithashtu se dryni i derës së parë të automjetit ishte thyer.

Pas një kontrolli të lehtë, ata vunë re një person që po fshihej poshtë automjeteve të tjera në një parkim. Karabinierët iu vunë pas dhe mundën ta arrestonin. Gjatë kontrollit të riut shqiptar i gjetën: dy jelekë të verdhë fluorishentë, një karikues baterie makinash, dy parfume automjetesh dhe një palë syze të kushtueshme.

Shqiptari  i ndaluar rezulton person me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve. Pronarit të makinës iu kthyen pas objektet e grabitura.

Burimi: Liguria Notizie

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu