Viktima rezulton të jetë 34-vjeçari Ilsjan Demko. I riu jetonte në Sirakuzë dhe punonte inxhinier.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Viktima rezulton të jetë 34-vjeçari Ilsjan Demko. I riu jetonte në Sirakuzë dhe punonte inxhinier.
Si ndodhi aksidenti
Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij teksa goditi nga pas një kamion dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar. Ky i fundit ndaloi për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët. Autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë.