U futën në shtëpi për të vjedhur, Policia arreston dy të rinjtë

0

DURRËS – Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 2 persona sepse tentuan të futeshin për të vjedhur në shtëpinë e një 38-vjeçari në Krujë. Një tjetër person, i cili mendohet se i ka ndihmuar në një vjedhje të mëparshme, është në kërkim.

K.M ka telefonuar policinë për t’i thënë se hajdutët kishin hyrë në shtëpi dhe policia ka arrestuar menjëherë 25-vjeçarin S.M dhe 26-vjeçarin P.P.

Kjo nuk është hera që parë që ata vjedhin pasi në 11 tetor të këtij viti, bashkë me një person tjetër që i ka ndihmuar, ishin futur në kabinën elektrike që furnizonte me energji biznesin e A.M, një 50-vjeçari nga Fushë-Kruja dhe kishin vjedhur disa materiale elektrike.

Njoftim i Policisë:

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 25 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas një telefonatës nga një qytetar, për vjedhje në banesë, menjëherë shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke vjedhur në banesën e shtetasit K. M., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, na bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen Hasan, Fushë Krujë, ku kanë vjedhur materiale në kabinën elektrike që furnizon biznesin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu