TIRANË– Babai i Besnik Pudjas, i cili u gjet i vdekur në vitin 2017, kërkoi drejtësi për të birin. Në një intervistë për “Fax”, babai i 36-vjeçarit u shpreh se nuk beson që i biri ka vrarë veten më, duke kërkuar vijimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, që hodhi dyshimet e para për brasje.
“Kam qenë në prokurori dhe kam bërë denoncimin dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigjie. Janë 3 dëshmitarë, njëri është Halit Dusha i fshatit tim dhe kur ka ndodhur me 7 tetor 2016, vëllait tim i ka thënë që ta mbyllim çështjen sikur ka vrarë veten. Vëllai im i ka thënë pse ta mbyllim? Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt, e kam marrë vesh vonë punën që bënte sepse dhe Policia shkonte cdo ditë atje. Kërkoj të zbardhet e drejta, i plagosuri dhe Haliti të merren në pyetje. Dua të di kush e ka vrarë dhe ai të shkojë në vendin e tij,”-u shpreh ai.
Vdekja e Besnik Pudjas në 7 tetor të vitit të kaluar është klasifikuar nga uniformat blu të Tiranës si vetëvrasje dhe jo si vrasje. Për këtë ngjarje u ndaluan një javë pas vrasjes, Agles Liçi dhe Dritan Buzo. Ata kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes dhe gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se ai është qëlluar vetë me pistoletë. Buzo ka deklaruar gjithashtu se plumbi me të cilin është vetëvrarë Pudja e ka prekur atë në krah.
Por ekspertiza e hedh poshtë këtë version. Veç kësaj, ekspertët kanë bërë edhe ekzaminimin për mekanizmit e qitjes dhe përshkrimit të hyrjes dhe daljes së plumbi në kokën e Besnik Pudjes. Sipas këtij ekzaminimi, rezulton se plaga e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes së plumbit, duke krijuar bindjen se qitja është bërë nga afër dhe me puthitje ose thënë ndryshe me grykën e armës të vendosur në kokë.
Pas të gjitha këtyre konstatimeve të ekspertëve, Prokuroria ka nxjerrë konkluzionet se Besnik Pudja është vrarë. Por 4 vite kanë kaluar dhe asnjë nuk ka dalë në dritë, ndërsa babai kërkon drejtësi për të birin ende duke kaluar sa nga njëra derë e gjykatës, në tjetrën…