Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij.
Viktima i identifikuar si Lulzim Visha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.
Sipas raportimeve të para, shkak për krimi ne rëndë dyshohet të jetë gjakmarrja, pasi ai dyshohet të jetë i përfshirë në një hasmëri të vjetër.
Vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një person para disa vitesh dhe për më shumë detaje rreth kësaj historie po pyeten familjarët.
Viktima 48-vjeçar drejtonte automjetin e “Postman”, një kompani postare që shpërndan pako dhe dërgesa në gjithë Shqipërinë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ishte nisur për të shkuar në punë.