U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari

0

U plagos nga bashkëshorti i saj një muaj më parë, Marjola Myrtollari ndërron jetë në QSUT.

Mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen nr.10 në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe e cila fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Në datën 6 qershor, Marjola Myrtollari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes, në 4 qershor, Aleko Myrtollari për dy ditë iu shmang policisë, për t’u vetëdorëzuar më datë 6 qershor.

Sipas informacioneve ata kishin prej kohësh konflikte, deri sa më datë 4, Aleko ka nxjerrë nga banesa fëmijët dhe ka qëlluar disa herë më thikë të ndjerën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu