U hodh nga lartësia në det, lëndohet turisti rumun, dërgohet me urgjencë në spital

0

Dumitru Macanu, 38-vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.Një pushues rumun është plagosur ditën e sotme në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit. Dumitru Macanu, 38-vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve. Ndaj dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Për të marrë ndihmë të specializuar, ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Incidente të ngjashme kanë ndodhur disa herë gjatë kësaj vere në jug të vendit, por edhe gjatë zhytjeve në pishina. Madje një 16-vjeçar është paralizuar pas incidentit të ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu