U kap mat,”Youtube” i bën të papriturën James Charles

0

Grimieri i famshëm, James Charles, ka treguar më herët se u ka dërguar mesazhe ngacmuese dy djemve 16-vjeçarë. “I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi pasi besonte se ishte 18-vjeç, raporton BBC. Kjo ishte dhe arsye pse ”YouTube” ka demonetizuar përkohësisht kanalin e influencerit të bukurisë.

Të premten, Charles dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre. Sipas një deklarate që bëri Charles, të dy palët ranë dakord të ndërpresin bashkëpunimin e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu