U kap me 522 mijë euro të fshehura në tavanin e autobuzit që erdhi nga Italia, flet pronari: Janë kursime të familjes, do investoja në bujqësi

0

Është zbardhur ddëshmia e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të autobuzit që vinte nga Bari i Italisë, brenda të cilit u gjetën 522 mijë euro të fshehura.

Çela tha se mallrat e gjetur nga kontrollet në 21 tetor, ishin të emigrantëve shqiptarë në Itali, ndërsa paratë, ishin kursime të familjes së tij që do t’i investonte në mbjelljen e grurit dhe në bujqësi.

“Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi. Askush nuk e dinte për paratë në autobus, kisha frikën e ndonjë grabitjeje”– është shprehur ai.

Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy ndihmësit e Elidon Çelës, Dritan Kamberi e Anold Cankja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu