U kap me 620 gram lëndë plasëse, arrestohet 35-vjeçari

0

Një 35-vjeçar nga Lezha është arrestuar ditën e sotme nga policia e këtij qyteti, pasi i është gjetur një sasie konsiderueshme lëndë plasëse.

Policia bën m edije se në banesën e të arrestuarit Marjan Përgjoka është gjetur një sasi prej 620 gram lëndë plasëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më date 06.07.2021, ora 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjan Pal Përgjoka, i datëlindjes 18.02.1986, banues në Manati Lezhë, me arsim 9 klasë, sepse më datën 06.07.2021, në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje. Neni 278/3 i K.P.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu