U kap në flagrancë duke vjedhur arkën me lekë, përfundon në pranga 21-vjeçari

0

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi është kapur duke vjedhur në një objekt kulti.

Policia pas marrjes së informacioneve se po përpiqej të vidhte një objekt kulti, e kapën 21-vjeçarin R.M teksa po tentonte të hapte me forcë arkën me lekë.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.

Njoftimi:

Korçë

Tentoi të vidhte një sasi lekësh në arkën e një objekti kulti, bie në prangat e Policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas po përpiqej që të vidhte në një objekt kulti, menjëherë shërbimet e Policisë shkuan në adresën e raportuar, ku bënë kapjen në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili po tentonte të hapte me forcë arkën e objektit të kultit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu