U kap sot nga FAST në Elbasan pasi plagosi 3 persona, ja kurthi që Mino i ngriti të dashurës 5 vite më parë

0

Gentian Mino ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në gusht të 2019-ës, ku u plagosën 3 persona në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan.

Mino nuk është një person i panjohur për policinë pasi 5 vite më parë ai u arrestua pasi përndiqte ish të dashurën. Mino kishte vendosur fshehurazi një kamera në makinën e ish-partneres, për të zbuluar nëse kjo e fundit kishte ndonjë lidhje tjetër.

27-vjeçarja me inicialet E.B bëri denoncim në polici pasi dyshimeve që kishte. Në pranga ra dhe Adrian Hysi, personi që kishte vendosur kamerën në makinë. Ai u shpreh asokohe se e kishte vendosur kamerën nga frika se dikush mund të vidhte makinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu