Ndahet nga jeta gjykatësja historike Ruth Bader Ginsburg, zëri i fuqishëm i të drejtave të grave dhe kauzave liberale në SHBA

0

Ginsburg vdiq të Premten nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington, e rrethuar nga familja e saj.

Ajo ishte një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë, ku shërbeu për 27 vjet.

“Kombi ynë ka humbur një juriste me staturë historike, një kampione e palodhur dhe e vendosur e drejtësisë” tha Kryetari i Drejtësisë John Roberts.

Ndërsa njihej edhe si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave, Ginsburg u bë një figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara.

Me dnarjen e saj nga jeta, tashmë i krijon hapësirën presidentit Donald Trump të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu