U kapën duke blerë vota, merret vendimi për Denis Xholin dhe Albjon Cekun

0

Denis Xholi dhe Albjon Ceku janë dënuar me nga një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 25 prillit, ku ata u kapën duke blerë vota në qarkun e Dibrës.

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Dibrës 3 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit, të cilët u ndaluan në Maqellarë, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi e madhe parash, që dyshohet se do të përdorej për blerjen e votave nga qytetarët.

Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik. Dy personat e arrestuar janë Abjon Ceku, 25 vjeç dhe Denis Xholi, 36 vjeç, të dy punonjës të Bashkisë.

Ky i fundit, me profesion jurist deklaroi në polici se paratë i kishte marrë borxh te një i afërmi i tij në Durrës, gjë e cila sipas policisë nuk ka qenë e vërtetë.

Kujtojmë se makina me para u ndalua fillimisht nga mbështetës të PD-së në Maqellarë, të cilët njoftuan nga ana e tyre Policinë, e cila hezitoi për hapjen e makinës. Pas insistimit të qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së me ne krye drejtuesin e qarkut te Dibres Xhelal Mziu, makina u hap, dhe në pjesë të ndryshme të saj u gjet një shumë e konsiderueshme parash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu